Pamje pas sulmit të pretenduar me armë kimike - Foto: Rtv21/Reuters

Qeveria Britanike i Jep ‘Dritën e Gjelbër’ Intervenimit Ushtarak në Siri

Qeveria britanike i ka dhënë mbështetje kryeministres Theresa May, që vendi i tyre të bashkohet me Shtetet e Bashkuara dhe Francën në planifikimin e një sulmi ushtarak në Siri, si përgjigje ndaj sulmit të dyshuar me armë kimike në Douma.

Siç raporton BBC, pas një sesioni që zgjati më shumë se dy orë, Qeveria britanike mbështeti planin e kryeministres May për të punuar me dy aleatët në “koordinimin e një përgjigjeje ndërkombëtare”./21Media