Qen endacak në strehimoren e Graçanicës, nëntor 2016 | Foto: Facebook

Qeni kafshon një fëmijë në Prishtinë

Policia njofton se dje në rrugën “Lec Gradica”në Prishtinë një fëmijë është kafshuar nga qeni i një shtetaseje të huaj.

”Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se fëmija i saj është kafshuar nga qeni i të dyshuarës femër, shtetase e huaj”, njofton policia.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit, sipas policisë rasti shkon në procedurë të rregullt.