Pse u ‘Solidarizua’ Bashkësia Islame me Familjen e Lavdrim Muhaxherit?

Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku ishte një luftëtar terrorist në radhët e organizatës të ashtuquajtur Shteti Islamik (ISIS).

Ai u raportua si i vdekur më 8 qershor të këtij viti, ndërkaq një ditë pas kësaj, Krye imami i BIK, Florim Neziraj lejoi njoftimin për vdekjen e tij nga xhamia dhe shkoi për ngushëllime tek familja e Muhaxherit.

Vedat Sahiti nga Bashkësia Islame e Kosovës në emisionin “Jeta në Kosovë”, shpalosi qëndrimet e BIK-ut mbi veprimet e krerëve të islamit në Kosovë pas vdekjes së Muhaxherit.

Sipas Sahitit, BIK nuk e konsideron Muhaxherin ‘shehid’ (dëshmor) dhe konsideron të papranueshëm kryerjen e riteve fetare për të.

Megjithatë, Sahiti thotë se shpallja e vdekjes së tij nga minarja e xhamisë nuk është asgjë më shumë se njoftim dhe shkuarja për ngushëllime është solidarizim me familjen.

“Është solidarizim me familjarët se ata janë dëmtuar më shumë. Një njeri që e kërcënon shtetin tim, popullin tim, sigurinë e vendit tim ai nuk është nga radhët tona. Edhe ata familjarë që kanë shku me pa atje , nuk kanë shkuar ta përkrahin Lavdrim Muhaxherin, ata kanë shkuar për tu solidarizuar me familjarët”, tha Sahiti.

Ai përballë Jeta Xharrës foli rreth mesazheve që mund të përçohen nga krerët e islamit në Kosovë dhe veprimeve që ndërmerr BIK-u në raste të tilla.

Në këtë emision gjithashtu mund të ndiqni rrëfimin e Uta Ibrahimit për ngjitjen e saj në majën më të lartë në botë dhe dëmet me vlerë miliona euro në Kosovë.

Emisionin e plotë “Jeta në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: