Foto: Denis Sllovinja, Xhamia në Prishitnë

Nesër nis muaji i Ramazanit

Nesër, më 11.03.2024 është dita e parë e muajit të Ramazanit.

Për 30 ditë rresht, besimtarët e fesë islame do të agjërojnë muajin e Ramazanit.

Syfyri i parë, sipas kalendarit të Ramazanit, të publikuar nga Bashkësia Islame e Kosovës do të jetë në ora 4:16 minuta ndërsa iftari i parë për këtë vit do të jetë në ora 17:45.

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, BIK ka uruar besimtarët mysliman.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se muaji i bekuar Ramazan, fillon ditën e hënë, më 11 mars 2024. Me rastin e fillimit të muajit Ramazan, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetve dhe solidaritet me njëri-tjetrin!” – thuhet në urimin e BIK.