Dardan Molliqaj - PSD

PSD-ja kundër vendimit të Thaçit për KQZ-në, paralajmëron se do ta dërgojë në Kushtetuese

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhet e partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë PSD-ja në dhjetor më një vendim të Thaçit. ka nominuar një përfaqësues të tyre për në KQZ.

Molliqaj ka paralajmëruar se nëse nuk përzgjidhet një anëtar i tyre në KQZ, atëherë çështjen do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Ky reagim ka ardhur pas vendimit të fundit nga Presidenti për të dekretuar anëtarët e KQZ-së nga partitë politike.

“Ne në vazhdimësi e kemi konsideruar si të padrejtë dhe të dëmshme qëndrimin e presidentit të Kosovës për të bllokuar KQZ-në. Kemi konsideruar që ky bllokim ka motive të ndryshme, megjithatë në dhjetorin e vitit të kaluar Thaçi ka pasur një vendim të qartë që 6 grupet të dërgojnë një përfaqësues që na është kërkuar me nominu  dhe kemi pritur një dekretim nga ana e tij. Neve na takon përfaqësimi në KQZ por për ketë është Gjykata Kushtetuese”, u shpreh deputeti i PSD-së në një konferencë për media të mërkurën.

Ai thotë se çdo veprim i Presidenti pa miratim të Gjykatës Kushtetuese nuk do të respektohet, sipas tij, kjo tregon se ka ndërhyrje nga jashtë.

“Kërkoj që Kryetari i Kuvendit ose Kryeministri t’i drejtojnë pyetje Gjykatës Kushtetuese dhe të pritet vendimi i saj para se Presidenti të bëjë dekretimin. Nëse Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit nuk ndërmarrin masa atëherë do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese”, tha ai.

Molliqaj shprehu gatishmërinë edhe për rrezikimin e Qeverisë.

“Nëse nesër pretendohet rrëzimi i Qeverisë ne jemi të gatshëm të rrëzojmë”, u shpreh ai.