Fadil Millaku, rektor i Universitetit të Pejës "Haxhi Zeka". Foto: Kallxo.com

Pronat e rektorit të Universitetit të Pejës

Shtëpi, truall, banesë e garazhë janë disa nga pronat e paluajtshme të Fadil Millakut, të parit të universitetit të Pejës ‘Haxhi Zeka’.

Millaku që u emërua rektor në këtë universitet publik në vitin 2015 ka deklaruar prona të paluajtshme në pronësi të  përbashkët në vlerë të përgjithshme prej 267 mijë e 35 euro.

Rektori në deklarimin brenda Agjencisë Kundër Korrupsionit ka thënë se posedon një veturë në vlerë prej 5 mijë euro

Ai në total ka para të gatshme 7 mijë e 739 euro, mbi 4 mijë tëtij , ndërsa  mbi 1 mijë të bashkëshortes dhe mbi 1 mijë të fëmijëve.

Millaku që është edhe profesor në Universitetin e Prishtinës ka deklaruar se merr pagë vjetore prej tij dhe nga Universiteti i Pejës si rektor, në total 31 mijë e 813 euro.

Ndërsa ka deklaruar se po ashtu merr pagë vjetore prej 3 mijë e 995 euro prej projekteve dhe  shërbimeve kontraktuese në  universitetin e Pejës.

Bashkëshortja e rektorit në ndërkohë merr pagë vjetore nga  Qendra për Punë Sociale në Klinë në vlerë prej 5 mijë e 226 euro në vit.