FOTO KALLXO

Prokurori nuk e di nëse do të bëjë ankesë për rastin e të shtënave në odë të Limajt

Gjykata Themelore e Gjakovës – Dega në Malishevë, ka dënuar sot dy ministra dhe një ish kryetar komuna për gjuajte me armë.

Gjykata ka dënuar sot ministrin e Ministrisë së Diasporës, Dardan Gashi, me 1 mijë e 700 euro, ministrin e Ministrisë së Tregësisë dhe Industrisë, Endrit Shala me 2 mijë e 400 euro, dhe Sami Lushtaku, ish-kryetari i Skenderajt me 1 mijë e 700 euro, pasi i gjeti fajtorë për gjuajtjen me armë zjarri në odën e zëvendëskryeministrit dhe liderit të NISMA-s Fatmir Limaj në Banjë të Malishevë.

Në lidhje me këtë rast, prokurori i rastit Ismet Tofaj ende nuk e di nëse do të ushtroj ankesë.

KALLXO.com ka kontaktuar se prokurorin Tofaj i cili ka thënë se pasi të pranoj vendimin në formë të shkruar , pas konsultimeve edhe me kolegë dhe kryeprokurorin, do të shoh nëse ka hapësirë për ankesë dhe për dënim më të lartë.

“Varësisht prej vendimit te gjykatës në formë të shkruar do të shohim dhe nëse ka hapësirë për ankesë dhe dënim më të rëndë apo më ta lartë”, ka thënë prokurori.

Prokurori nuk ka dhënë përgjigje në pyetjen se përse në fjalën përfundimtare ka propozuar që gjykata të merr parasysh rrethanat lehtësuese e nuk ka propozuar rrethana rënduese konkrete.

Tofaj ka thënë se ka qenë i angazhuar dhe nuk është njoftuar për dënimin dhe lartësinë e dënimit të shqiptuar nga gjykata. Ndërsa, kur gazetari i KALLXO.com, e ka njoftuar për lartësinë e dënimit i njëjti nuk komentoj asgjë, nëse gjykata ka mundur te shqiptoj edhe dënime më të rënda apo gjoba më të larta.

KALLXO.com ka raportuar gjatë ditës për rastin.