Konferenca e prokurorëve | Foto: RTV 21

Prokurorët Mbajnë Konferencën e Tyre

E mbështetur nga Ambasada e ShBA-së dhe nën patronatin e kryeprokurorit të shtetit sot do të zhvillohet Konferenca Vjetore e Prokurorëve.

Në këtë konferencë do të flasin përfaqësues të sistemit prokurorial të Kosovës, por edhe pjesëtarë të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

Me fjalime do të paraqiten kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Blerim Isufaj, ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, kryetari i Gjykatës Supreme Enver Peci.

Në konferencë fjalim do të mbajë edhe ambasadori amerikan Greg Delawie, Julia Jacoby, shefe e ekipit për sundim të ligjit nga Zyra e BE-së në Prishtinë, Claudio Pala, kryeprokuror i EULEX-it dhe Jean Hubert-Lebet, ambasador i Zvicrës në Kosovë.

Konferenca Vjetore e Prokurorëve u zhvillua edhe më 28 janar 2017.

http://kallxo.com/nis-konferenca-e-prokuroreve/