Prizreni. Foto: Atdhe Mulla

Prizrenasit paralajmërohen të largojnë të gjitha pengesat në trotuare

Komuna e Prizrenit ka filluar aksion për largimin  e pengesave të vendosura në hapësirat publike.

Drejtoria e Inspektorateve në këtë komunë urdhëroi të gjithë pronarët e subjekteve afariste, si dhe qytetarët e Komunës së Prizrenit, të cilët kanë vendosur pengesa në trotuare dhe hapësira të tjera pulbike që deri më 25.06.2018 të jenë të larguara.

“Këtu përfshihen reklamat, pengesat lëvizëse dhe statike, tezgat, tavolinat, karriget, si dhe mallrat nga ana e stërshitësve ambulantë, që janë në kundërshtim me dispozitat e Vendimit Komunal për Rregullimin e Qytetit dhe të Shërbimeve Komunale”, thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas këtij njoftimi nëse nuk zbatohet ky urdhërDrejtoria e Inspektorateve do të marrë masat e duhura për largimin e tyre, në bashkëveprim me organet e tjera shtetërore.

Ndërsa ndaj pronarëve të bizneseve, apo qytetarëve, të cilët nuk i nënshtrohen kësaj urdhërese, pos largimit dhe konfiskimit, do të merren edhe masat ligjore.