Prizren, hapet panairi i librit

Panairi të Librit “Prizreni 2018” do të hapet sot, duke filluar nga ora 19:30 dhe do të jetë i hapur deri më 22 korrik.

Në edicionin e 10-të të këtij panairi marrin pjesë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.

Mbrëmjeve do të ketë programe letrare në ambient të hapur në qendër të qytetit, ku do të ftohen autorë të ndryshëm. Hapja e panairit do të bëhet në Sheshin e Lidhjes.