Ilustrim

Prizren - Dy persona rrahen nga katër të dyshuar për një kabllo elektrike

Një person dhe një e mitur janë rrahur nga katër persona të tjerë në fshatin Vitomiricë të Komunës së Prizrenit.

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, dy viktimat, kanë njoftuar se pas një mosmarrëveshje lidhur me një kabllo të rrymës eklektike janë sulmuar dhe rrahur nga katër  persona të dyshuar.

Si pasoj e rrahjes dy viktimat kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa katër  personat e  dyshuar pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dy  prej tyre janë dërguar në qendrën e mbajtjes, e dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.