Foto: Instagram

Pritje e Këndshme për Rita Orën

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora menjëherë pas arritjes në Kosovë, ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, ku shfaqet e përqafuar me një vajzë të vogël.

“Zemra ime e lezetshme, çfarë mikpritje e këndshme. Krenar të jesh shqiptar në momente të tilla, kosova10 të dua”- ka shkruar Rita Ora sipër videos.

Ndryshe, Rita Ora ka udhëtuar drejt Prishtinës me aeroplan privat, ku ishte e shoqëruar me të motrën, Elenën.

Ajo tashmë ka arritur në hotelin Swis Diamond të Prishtinës, ku pas akomodimit do të mbajë edhe një koncert në sheshin, Nënë Tereza me fillim në ora 22:00./21Media