Prishtinë, i mituri theret me thikë

Një person i moshës së mitur është therur dje me thikë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se dje rreth orës 13:00, një i mitur është therur me thikë nga disa persona të dyshuar. Sipas njoftimit të policisë, ende nuk dihet rrethanat se si ka ndodhur rasti.

Policia ka sqaruar se viktima si pasojë e lëndimeve të marra është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për persona të arrestuar rreth këtij rasti.