Ilustrim

Prishtinë - Arrestohet pesë të mitur për armëmbajtje pa leje

Pesë persona të moshës së mitur janë arrestuar mbrëmë nga policia në Prishtinë  për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të policisë të miturit janë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor, pasi  gjatë legjitimimit dhe kontrollimit, tek njëri prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit “Zoraki”, kurse tek i dyshuari tjetër në xhep është gjetur dhe konfiskuar një karikator me tre fishek.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit e tjerë janë intervistuar në prani të prindërve dhe janë liruar në procedurë të rregullt, kurse dy të miturit e tjetër janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.