Presidenti Hashim Thaçi dekoron gjeneralin Mike Jackson – Foto: Facebook

Presidenti Thaçi Dekoron Gjeneralin Jackson

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot gjeneralin e pensionuar britanik Mike Jackson me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë.

Sipas informatës së publikuar në profilin e tij në “Facebook”, presidenti e ka dekoruar komandantin e parë të KFOR-it në shenjë mirënjohje për kontributin e tij për paqen, sigurinë dhe stabilitetin.

“Me gjeneralin Sir Jackson kemi punuar bashkë në kohë sfidash, në procesin e kthimit të refugjatëve në shtëpitë e tyre dhe në tranzicionin demokratik që kemi kaluar”, thekson presidenti Thaçi në postimin e tij në “Facebook”.

Po ashtu, presidenti thotë se gjenerali Jackson është njëri prej njerëzve kryesorë që ka jetësuar Marrëveshjen e Kumanovës për futjen e trupave të NATO-s në Kosovë.

Gjatë ditës, gjeneralin Jackson e ka pritur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka vlerësuar lartë kontributin e tij për lirinë e Kosovës.

http://kallxo.com/jackson-e-deshiroj-kosoven-ushtri/