Pamje nga takimi mes presidentëve të Shqipërisë e të Malit të Zi, Ilir Meta e Filip Vujanoviq - Foto: Rtv21

Presidenti Malazez: Demarkacioni me Kosovën, Temë e Mbyllur

Marrëveshja e Demarkacionit me Kosovën është mbyllur, ka deklaruar presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, gjatë një vizite në Shqipëri.

Gjatë konferencës së përbashkët me presidentin Ilir Meta, Vujanoviq ka thënë se Marrëveshja është ratifikuar në Mal të Zi dhe e njëjta e ka edhe shumicën në Kosovë dhe se tani kjo sipas tij është vetëm një çështje e brendshme e Kosovës.

Marrëveshja për Demarkacionin dhe raporti i Komisionit shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi tashmë janë para përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës./21Media