Presidenti Hashim Thaçi - Foto: Facebook

Presidenti Dekoron 4 Personalitete me Urdhrin ‘Hero i Kosovës’

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar në përgjegjësitë e tij kushtetuese sot ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”, pas vdekjes, Imer Berishën, Ndue Përlleshin, Malë Bashotën dhe Sadik Ramën.

Ata janë dekoruar me motivacionin se kanë treguar trimëri dhe sakrificë për lirinë e Kosovës, njofton Presidenca përmes një komunikate.

Më 27 shtator, presidenti i Kosovës me urdhrin “Hero i Kosovës” ka dekoruar heroin Kapllan Ahmetaj, i cili kishte rënë në një betejë me forcat serbe në verën e vitit 1998.

http://kallxo.com/deshmori-kapllan-ahmetaj-dekorohet-urdhrin-hero-kosoves/

Me të njëjtin urdhër më 10 gusht është dekoruar edhe dëshmori Bedri Shala.