Foto: KALLXO.com

Policia tregon detaje për aksidentin në rrugën Gjilan – Prishtinë

Policia e Kosovës tha se tre persona kanë marrë lëndime nga një aksident që ndodhi paraditen e sotme në rrugën Gjilan – Prishtinë, në afërsi të liqenit të Livoçit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha për KALLXO.com se viktimat e këtij aksidenti kanë marrë lëndime të natyrës së lehtë dhe se gjendja e tyre shëndetësore nuk është në rrezik.

“Një aksident ka ndodhur ne magjistralen Gjilan-Prishtinë më saktësisht në dalje të Liqenit të Livoçit. Në aksident janë përfshi dy vetura. Tre persona janë lënduar nga aksidenti dhe janë dërguar në emergjencë”, tha Hashani.

KALLXO.com më herët ka sjellë fotografi nga ky aksident, pak minuta pasi veturat ishin përplasur mes vete.

https://kallxo.com/aksident-ne-magjistralen-prishtine-gjilan-ka-te-lenduar-foto/

“Sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes fatmirësisht të lënduarit nuk kanë lëndime të rënda. Policia është ne vendin e ngjarjes dhe është duke shikuar e hetuar se cilat janë shkaqet e aksidentit”, tha zëdhënësi Ismet Hashani.

Foto: KALLXO.com