ILUSTRIM - Polic i Kosovës- foto: Fatrion Ibrahimi -KALLXO

Policia reagon pas lajmeve se në Ranillug janë konfiskuar targa të Serbisë

Policia e Rajonit të Gjilanit, ka reaguar pas disa shkrimeve nga disa gazeta serbe dhe kosovare se në Komunën e Ranillugut, janë duke u konfiskuar targa të veturave të Republikës së Serbisë.

Me anë të një njoftimi, Policia e Rajonit të Gjilanit ka demantuar lajmet duke thënë se janë duke kryer detyra ditore e jo duke konfiskuar tabela serbe.

“Ju njoftoj se deri tani njësitet tona të Rendit Publik dhe Sigurisë në Trafikun Rrugor janë duke kryer detyrat e tyre ditore dhe nuk janë duke konfiskuar tabela të asnjë shteti në asnjë komunë brenda Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.