Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Policia demanton lajmet për një aksion anti-drogë në veri

Gjatë ditës së sotme mediat kanë raportuar për një aksion anti-drogë në pjesën e veriut të Kosovës.

Një gjë të tillë e ka demantuar në një bisedë telefonike drejtori i Antidrogës në Policinë e Kosovës, Reshat Murseli.

“Jo, nuk kemi asgjë në lidhje me këtë çështje, nuk jemi duke bërë asnjë aksion kundër drogave në veri. Është punë rutinë ditore identifikimi i disa lokacioneve por jo diçka që lidhet me atë që kanë raportuar mediat. Është ose keqinterpretim ose dezinformatë”, tha Murseli për KALLXO.com.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme një operacion anti-drogë është realizuar në Mitrovicën e Jugut ndërsa dy ditë më parë një tjetër në veri.