Policia ndalon furgonin për kontrabandë me qenie njerëzore

Policia e Kosovës ka ndaluar dje në fshatin Morinë të Gjakovës një furgon me tabela vendore i cili dyshohet të ketë bërë kontrabandë me qenie njerëzore.

Policia ka njoftuar se vozitësi i furgonit ka transportuar nga territori i Shqipërisë në territorin e Kosovës shtatë persona të dyshuar, gjashtë burra dhe një grua.

Tutje policia ka sqaruar se pasagjerët e kanë kaluar kufirin në këmbë.

Me vendim të prokurorit, shtatë pasagjerët pas arrestimit janë dërguar në Gjykatën për Kundërvajtje në Gjakovë, ku u janë shqiptuar dënimet me gjobë.

Me urdhër të gjykatës, pasagjerët janë dërguar deri në pikën kufitare në Vërmicë, e më pas kanë kaluar në territorin e Shqipërisë,

Vozitësi i furgonit vazhdon të hetohet nga policia.