Policia: Hekurudha u Kontrollua për Eksploziv

Besim Hoti zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri tregoi se forcat e rendit kontrolluan shinat e hekurudhës në veri për eksploziv.

Hoti bëri të ditur se nuk e gjet asgjë edhe pse gjatë ditës u raportua në medie për minimin e kësaj hekurudhe,

“Policia e Kosovës dhe njësitë e bombave kanë kontrolluar shinat e trenave pas raportimeve për vendosjen e eksplozivëve.Nuk kemi gjetur asgjë,” tha Hoti për KALLXO.com,

KALLXO.com raportoi sot për prani të shtuar të forcave të Policisë së Kosovës në vendkalimin kufitar Jarinje, derisa një tren me simbolet fetare e politike serbe ishte nisur sot në mëngjes nga Beogradi me qëllimin për të hyrë deri në Mitrovicën Veriore, por ky tren ndaloi në Rashkë pa e vazhduar më tutje rrugën drejt veriut të Kosovës.

http://kallxo.com/policia-speciale-perforcohet-ne-veri/

http://kallxo.com/treni-nuk-leviz-nga-rashka/

Në një konferencë për gazetarë sot Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq akuzoi Policinë e Kosovës për vendosje të eksplozivëve në hekurudhë.

Nisja e këtij treni shkaktoi reagime të shumta në Kosovë.

Presidenti Hashim Thaçi shkroi sot në Facebook se ky tren nuk duhet të lejohet të hyjë në Kosovë, ngase me të po udhëtojnë edhe persona që e kanë të ndaluar të hyjnë në tokën kosovare.

Mediet serbe kanë raportuar gjatë ditës se në tren ndodhet edhe Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Dje Edita Tahiri kërkoi nga BE-ja që të mos e lejojë hyrjen e këtij treni në Kosovë.