
Foto-Ilustrim
Policia Çrrënjos 80 Bimë Kanabisi
Aksioni i kërkimit të këtyre bimëve, sipas komunikatës së Policisë Rajonale të Prizrenit është zhvilluar në shtëpinë dhe pronën e një banori të Leshanit me mbiemrin Kodra.
“Gjatë ushtrimit të kontrollit janë gjetur dhe çrrënjosur 80 bimë 2-3 metra të gjata që dyshohet të jenë kanabis sativa,” thuhet në komunikatë.
Policia njofton se gjatë aksionit është konfiskuar edhe një armë automatike e kalibrit 7.62 milimetra me 1 fishek, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit për kultivimin e bimëve të zbuluara i është caktuar ndalimi policor.
Vitin e kaluar në fshatin Llugë të Podujevës ishin zbuluar 986 bimë kanabisi, ndërsa edhe atëherë ishte arrestuar i dyshuari për kultivimin e tyre.
http://kallxo.com/zbulohen-986-bime-kanabisi-arrestohet-i-dyshuari-per-kultivimin-e-tyre/
“Drejtësia në Kosovë” në vitin 2015 tregoi në dy emisione se si zbulohen bimët e mbjella narkotike nga policia, ndërsa shfaqi edhe pamje të asgjësimit të tyre.