Policia Arreston Zyrtarin e AKP-së

Ky zyrtar i Agjencisë Kosovare të Privatizimit sipas policisë dyshohet për keqpërdorim detyre dhe marrje ryshfeti.

Policia e Kosovës sot me datë 16.08.2016 në një operacion policor të mirëplanifikuar ka arrestuar një person të dyshuar (F.H. viti i lindjes 1972), punonjës në AKP (Agjencioni Kosovar i Privatizimit) i përfshirë në vepra penale keqperdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje e ryshfetit,” thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të PK-së.

Policia këtë arrestim ia atribuon përpjekejeve “të saj të vazhdueshme për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Policia njofton se edhe ka bastisur shtëpinë e këtij zyrtari në rajonin e Ferizajt.

“Policia gjatë bastisjes së shtëpisë së personit të dyshuar (në rajonin e Ferizajt) ka gjetur edhe prova materiale, përderisa me urdhër të prokurorit kompetent i dyshuari dërgohet në mbajtje për procedurë të mëtejme ligjore,” përfundon njoftimi.