Foto: Wikipedia

Poetja Edi Shukriu fituese e çmimit letrar 'Beqir Musliu' 2019

Shkrimtarja dhe arkeologia Edi Shukriu është shpaluar fituese e çmimit letrar “Beqir Musliu”, të cilin e ndan kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri për arritje të veçanta në letërsi.

Fituesi është përzgjedhur nga juria e konkursit letrar “Beqir Musliu”, në përbërje Ibrahim Kadriu, Sadete Tërnava -Osmani dhe Hasan Bunjaku.

Ideator i çmimit letrar “Beqir Musliu” është Ars Clubi “Beqir Musliu” nga Gjilani dhe ndahet për herë të trembëdhjetë nga Komuna e Gjilanit.

Përveç arkeologjisë, Edi Shukriu i është përkushtuar edhe krijimtarisë letrare. Ajo ka një sërë botimesh në poezi dhe drma duke mos lënë anash as botime shkencore.

Shukriu është  anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe Artave të Kosovës dhe  anëtare e Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve.