Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare dedikuar Edi Shukriut

Posta e Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim një pullë postare dedikuar arkeologes, Edi Shukriut.

Edi Shukriu ishte njëra nga arkeologet e para në Kosovë.

“Nga sot, Posta e Kosovës lëshoi në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullës postare dedikuar njërës nga femrat më emblemike të Kosovës, Edi Shukriu” – thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës në Facebook.

Edi Shukriu lind në Prizren 1950. Studimet për arkeologji i përfundojë me 1979 në Beograd.

Pas diplomimit punoi në Muzeun e Kosovës, pastaj Universitetin e Prishtinës. Ishte anëtare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve.

Edi Shkriu ishte edhe shkrimtare dhe laureate e disa çmimeve në letërsi.

Për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e trashëgimisë, u dekorua me çmimin “Dea Dardanica” nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ajo vdiq 17 janar 2023 në Prishtinë.