Foto: Wikipedia

Vdes arkeologia Edi Shukriu

Ka vdekur sot arkeologia Edi Shukriu, anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Lami për vdekjen e Shukriut është bërë i ditur nga ASHAK-u.

“Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë opinionin se më 17 janar 2023 ndërroi jetë akademike Edi Shukriu, një emër i njohur dhe i çmuar në fushën e arkeologjisë, të historisë, të letërsisë, të angazhimeve politike, institucionale dhe kulturore në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare”- thuhet në njoftimin e Akademisë.

Edi Shkuriu ishte një emër i njohur në fushën e arkeologjisë, poezisë e veprimtare politike. Ajo Inicioi dhe themeloi Degën e Antropologjisë në Fakultetin Filozofik, me drejtimet Antropologji Kulturore dhe Arkeologji, ku ligjëroi disa lëndë.

Është autore e shumë botimeve monografike nga fusha e arkeologjisë dhe historisë, por, edhe nga fusha e letërsisë.

Edi Shukriu ka lindur në Prizren (1950). Studimet për arkeologji i përfundoi në Universitetin e Beogradit (1972). Ishte bartëse e shumë posteve drejtues e shkencore në disa institucione në vend.

Për kontributin e saj shkencor e latarë është vlerësuar më shumë çmime.

Sipas njoftimit të ASHAK-ut, varrimi i të ndjerës do të bëhet më 18 janar 2023, ora 15:00, në varrezat katolike të qytetit të Prizrenit. Ndërsa, paraprakisht ASHAK do të mbajë një mbledhje komemorative në orën 11:00. Kurse homazhet do të bëhen nga ora 12:00-13:00.