Podujevë, rrah vajzën dhe gruan e djalit

Një person është arrestuar dje rreth orës 17:00 në Podujevë për dhunë në familje.

Policia ka njoftuar se i dyshuari, në shtëpinë e tij kishte sulmuar vajzën dhe gruan e djalit të tij.

Viktimat si pasojë e sulmit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.