Plani i Bashkimit të ATK-së e Doganës

Ndikimin në ambientin afarist të këtij bashkimi të mundshëm e trajtoi në një tryezë sot Oda Ekonomike Amerikane.

Drejtori ekzekutiv  i kësaj ode Arian Zeka tha se bashkimi i këtyre institucioneve fuqizon mbledhjen e të hyrave.

“Procesi i bashkimit të këtyre dy institucioneve, Administratës Tatimore dhe Doganës të Kosovës, do ta mundësojë fuqizimin e kapaciteteve të brendshme për mbledhjen e të hyrave,” tha Zeka.

Ministri i Financave tha se nga një bashkim i tillë do të zvogëlohen shpenzimet për bizneset.

“Unë kam pritje bukur të mëdha në krijimin e energjisë së nevojshme edhe në përfitimin e shërbimeve për tatimpagues nga ky proces i bashkimit të ATK-së dhe Doganës. Pres që kostoja që e kemi ne karshi juve për t’u ofru shërbime të zvogëlohet dukshëm kur këto dy organizata të punojnë së bashku,” tha Hoti.

Shefi i Programit të USAID-it për Partneritet dhe Zhvillimin Terence Slywka, foli për rendësinë e bashkimin të këtyre institucioneve dhe përmirësimin e pozitës së Kosovës në raportet e të bërit biznes.

“Në perfomancat e Bankës Botërore të të bërit biznes, ky integrim dhe kjo reformë do të ndikojë edhe më tutje në përmirësimin e pozitës së Kosovës,” tha Slyvka.

Kordinatori i Procesit të Integrimit ATK-Doganë Ekrem Hysenaj foli për punën e grupit koordinues , si dhe vizitën e përfaqësuesve të FMN-së që i ka paraprirë këtij procesi.

“Paraprakisht këtij procesi të koordinimit apo të bashkimi i ka paraprirë edhe një vizitë e përfaqësuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, gjatë 10 ditëshit të fundmuajit nëntor të vitit të kaluar përmes së cilës tashmë kemi një raport final që ne duhet të ndjekim hapat e këtij procesi,” tha Hysenaj

Për shkak të moskoordinimit ndërmjet të ATK-së dhe Doganës kanë pësuar tatimpaguesit. Dhe me bashkimin e këtyre pritet të ketë qëndrime të përbashkëta, tha kryesuesi i Komitetit Tatimor të Odës Ekonomike Amerikane Ruzhdi Zenelaj.

Sipas një komunikate për media të Ministrisë së Financave, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, siç janë FMN, GIZ, EU, EULEX, USAID dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar Qeverinë e Kosovës në procesin e krijimit të Agjencisë së të Hyrave, sidomos në fushat specifike të potencuar nga Grupi Koordinues për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Dogan[s.

“Ekspertët e Grupit Koordinues për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganave, shprehën nevojën për mbështetje nga institucionet tjera, me ekspertizë (ekspertë ndërkombëtarë) në këtë proces me qëllim të realizimit me sukses të këtij projekti të rëndësishëm, në veçanti përkrahjen në këtë fazë me ekspertë të fushave specifike,” thuhet në komunikatën e kësaj ministrie. [interaction id=”56e9d5f0703e265d18501bb7″]