Foto-ilustrim

Plagosje me Thikë te ‘Santea’ në Prishtinë

Një rast i plagosjes me thikë ka ndodhur te kompleksi “Santea” në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:40.

Policia thotë se në rrethana të panjohura viktima është sulmuar me armë të ftohtë dhe është therur me thikë nga i dyshuari, i cili ndodhet në arrati.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe gjendet nën për kujdesin e mjekëve në QKUK.

Rasti, i cili po trajtohet si vrasje në tentativë, po hetohet nga njësitë përkatëse.