Plagosin 19 vjeçin-Kryerësit në Duart e Policisë

Mëngjesin e sotëm rreth orës 11:30, policia ka marrë informacionin se në Rrugën “Lekë Dukagjini” të lagjes “Dardania” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave gjatë së cilës është përdorur një armë zjarri dhe një thikë.

Si pasojë e përleshjes, 19 vjeçi me inicialet F. B është plagosur me thikë dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Sipas policisë, janë shkaktuar edhe dëme materiale, ku nga predhat e armës, janë dëmtuar dy automjete që kanë qenë të parkuara në afërsi të vendit ku ka ndodhur incidenti.

Në kuadër të veprimeve të saj policia ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm dhe si rezultat i kësaj, rreth orës 12:00,  policia ka arritur të identifikojë dhe të shoqërojë në stacion policor dy persona të dyshuar.

Lidhur me gjithë këtë ngjarje, me urdhër të Prokurorit të shtetit,  janë hapur rastet,  vrasje e rëndë në tentative dhe armëmbajtje pa leje.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të përleshjeve ku janë përdorur armët. Këto shkrime mund t’i lexoni këtu.