Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Plagoset me Revolen e Babait, Përfundon në QKUK

Një person i gjinisë mashkullore është plagosur me revolen e babait të tij.

Rasti, i cili po trajtohet si përdorim i armës/plagosje aksidentale, ka ndodhur në Mitrovicë dje rreth orës 16:30.

“Një mashkull K/Shqiptar është vetëplagosur aksidentalisht me revole që ishte e babit të tij”, njofton Policia në raportin e saj të përditshëm.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole 7.62mm dhe gjashtë fishekë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.