Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com
Plagos Veten Duke Dashur ta Qëllonte Qenin Endacak
13.3.2017 - 14:55
Një qytetar ka plagosur veten mbrëmë teksa me armën e tij të gjuetisë kishte dashur ta gjuante një qen endacak.
Sipas Policisë, rasti është raportuar mbrëmë në ora 21:29 në Kamenicë.
Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është konfiskuar një pushkë gjuetie, një gëzhojë e zbrazur dhe 8 copë fishekë 12 mm.
I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor.
Ky rast nga Policia po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.