Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Mitrovicë, një i mitur plagos aksidentalisht me armë zjarri një të mitur tjetër

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person i mitur ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri një të mitur tjetër, në Mitrovicë.

Sipas Policisë, viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit Zastava.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 06:30 në Mitrovicë.