Ilustrim

Pesë të Vdekur nga Rrëzimi i Helikopterit në New York

Piloti i helikopterit që u rrëzua në lumin lindor të New York të dielën është i vetmi i mbijetuar nga rrëzimi, pasi pesë udhëtarët e tjerë vdiqën.

Tre prej udhëtarëve janë dërguar në spital me lëndime kritike pasi i kanë mbijetuar aksidentin, por Departamenti i Zjarrfikësve të qytetit të New York konfirmoi vdekjet e tyre të hënën.

Personi i gjashtë në helikopter, piloti, ishte në gjendje ta lironte veten dhe shpëtoi, ka thënë komisioneri i FDNY, Daniel Nigro. Ai u dërgua në spital për kontroll.

“Një nga pjesët më të vështira të shpëtimit ishte se pesë vetë ishin të lidhur fort”, tha Nigro. “Njerëzit duhej të nxirreshin jashtë”

Nigro dhe komisari tjetër i NYPD, James O’Neill folën me gazetarët të dielën mbrëma.

Në një audio regjistrim të një thirrjeje të mëngjesit në aeroportin ‘LaGuardia’, piloti mund të dëgjohet duke thënë se helikopteri po përjetonte prishjen e motorit.

Helikopteri i ‘Liberty Helicopter’ ishte marrë me qera për tu përdorur për një set fotografik privat, thanë autoritetet.

Administrata Federale e Aviacionit përmes ka shkruar në Twitter se incidenti është duke u investiguar.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.