Nju Jork - REL
Nju Jorku heq ndalim-qarkullimin
Zyrtarët e qytetit të New Jorkut hoqën të dielën ndalim-qarkullimin që imponua për të vënë nën kontroll protestat për vrasjen e George Floyd-it.
“Po e heqim menjëherë ndalim-qarkullimin. Dje dhe natën e kaluar ne pamë cilësitë më të mira të qytetit tonë”, shkroi kryebashkiaku i New Jorkut, Bill de Blasio të dielën në Twitter.
Ndalim-qarkullimi hiqet një ditë më herët se parashikimi.
Ai është i pari që vendoset në qytetin e New Jorkut prej disa dekadash. Ora policore u vendos ndërsa përplasjet midis protestuesve dhe policisë u shndërruan në dhunë. Por mbrëmjen e së shtunës, policia u tërhoq, duke lejuar që protestat paqësore të vazhdonin edhe pas orës 8 të mbrëmjes.
Fillimisht, ishte vendosur që ora policore të mbetej në fuqi të paktën deri në fund të ditës së diel.
Komenti në Twitter i zotit De Blasio u prit me dhjetëra reagime që i bënin atij thirrje të jepte dorëheqjen, pasi protestuesit besonin se zyra e tij nuk bëri sa duhet për t’i mbrojtur ata ose për të sqaruar se kush e nxiti dhunën në demonstratat e tyre./VOA