Rrëzohet një helikopter në Gjeorgji, 8 të vdekur
30.7.2022 - 22:32
Tetë persona humbën jetën kur një helikopter i policisë kufitare u rrëzua gjatë një operacioni shpëtimi në veri të Gjeorgjisë.
“Fatkeqësisht tetë persona vdiqën, një u plagos. Një turist i huaj, për të cilin po kryhej një operacion shpëtimi, gjithashtu vdiq”, tha Vakhtang Gomelauri.
Ai tha se personi i lënduar“është gjallë dhe po transportohet” në spital, transmeton rtv21.tv.
Kryeministri, Irakli Garibashvili ka shpallur një ditë zie për aksidentin që ndodhi në vendpushimin verior të skive Gudauri./21Media