Persona të Maskuar Sulmojnë Punëtorin e një Lokali

Zyra për informim e policisë së rajonit të Gjilanit ka njoftuar se disa persona të maskuar dy prej të cilëve kanë qenë të armatosur, nën kërcënimin e armëve kanë goditur me shufra metalike një punëtor të një kafiterie në Gjilan.

Viktima ka pësuar lëndime në kokë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

I lënduari është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku sipas policisë pas ndihmës së parë i është vazhduar trajtimi i mëtutjeshëm.

Sipas mjekut kujdestar, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti sipas policisë është duke u  hetuar.