Sulmon Bashkëshorten Nën Ndikim të Alkoolit

Policia në Prizren mbrëmë rreth orës 18:30 minuta ka pranuar një informacion se në rrugën “Ismail Kyeziu” një qytetar i komunitetit ashkali, nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar bashkëshorten e tij, me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore për të cilat viktima ka kërkuar ndihmën mjekësore.

“Pas pranimit të informatës, policia e Prizrenit e ka arrestuar të dyshuarin dhe në konsultim me prokurorin e shtetit është vendosur që dhunuesi të ndalet në mbajtje nën masën e arrestit policor”, tha zëdhënësi i policisë në Prizren, Hazir Berisha.

Sipas raporteve hetimore thuhet se i dyshuari është recidivist i dhunës në familje.