Polici Tenton të Vetëvritet

Maj 24, 2014 – Mësohet se viktima ka shkrepur një plumb nga arma zyrtare që e kishte në posedim dhe është plagosur në kokë. N.A pjesëtar i Policisë së Kosovës ka tentuar të bëjë vetëvrasje sot në orët e mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tij në fshatin Smrekovnicë të Vushtrrisë ka konfirmuar zëdhënësi i policisë lokale, Avni Zaiti. Mësohet se viktima ka shkrepur një plumb nga arma zyrtare që e kishte në posedim dhe është plagosur në kokë. Ai për momentin i është nënshtruar një operacioni në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. N.A është pjesë e patrullës në Policinë e Kosovës dhe punon në regjionin e Prishtinës. Policia thotë se është duke e hetuar rrethanat e kësaj ngjarje.