"Dardanët" në kufi | Foto: Atdhe Mulla

Përkrahja për Kosovën Nis në Kufi

Në fotografitë e Atdhe Mullës shihen pjesëtarë të grupit zyrtar të tifozëve të Kosovës “Dardanët” se si nisin festën në kufirin e Morinit gjashtë orë para ndeshjes.

Tifozët brohorasin për Kosovën dhe përdorin mjete piroteknike për ta shprehur përkrahjen.

Kosova luan sot në Shkodër ndeshjen e parë si vendase përballë Kroacisë në kualifikimet për Kampionatin Botëror Rusi 2018.

Në ndeshjen e parë Kosova barazoi me Finlandën si mysafire 1:1.

Drejt Shkodrës ku do të zhvillohet ndeshja e sotme, pasi Kosova nuk ka ende ndonjë stadium që plotëson kriteret e FIFA-s dhe UEFA-s, kanë shkuar edhe policë të Kosovës për të ofruar siguri.

http://kallxo.com/policia-e-kosoves-ofron-siguri-ne-loro-borici/

Dardanet ne Kufi_002 Dardanet ne Kufi_005 Dardanet ne Kufi_004 Dardanet ne Kufi_003