Foto: Ilustrim

Përfshihet nga zjarri kulmi i ndërtesës kolektive në Ferizaj

Një ndërtesë kolektive është përfshirë nga zjarri në Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm.

Policia ka sqaruar se është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri kulmi i një ndërtese kolektive.

Njësitë e policisë dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin.

Përveç dëmeve materiale policia nuk ka raportuar për lëndime në njerëz.