
Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë, lëndohet një person
16.3.2023 - 10:09
Një lokal në Prishtinë është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së djeshme, si pasojë e të cilit një person është lënduar.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës nuk dihet se si është shkaktuar zjarri, por që zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.
Policia thotë se si pasojë pasojë e zjarrit, lëndime ka pësuar një burrë i cili është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.