Kaplohet nga zjarri një banesë, shkak raportohet të jetë adapteri i telefonit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i huaj, ka raportuar se banesa e tij në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri.

Sipas raportimit, shkak është një mbushës i telefonit.

Njësiti përkatës policor dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.