
Vetura e djegur. Foto: Zjarrfikësit e Gjakovës, Facebook
Digjet një veturë në Bec të Gjakovës, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes
Një veturë është djegur mesditën e sotme në fshatin Bec të komunës së Gjakovës, ndërsa zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin.
Sipas Zjarrfikësve të Gjakovës, incidenti ka ndodhur në vendin e njohur si ‘Kodra e Becit’, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga incidenti.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për KALLXO.com ka thënë se nuk ka të lënduar nga incidenti.
“Rreth orës 11:30 në rrugën Gjakovë-Kline fshati Bec, një veturë derisa ka qenë ne levizje është përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje si dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale pasoja në njerëz nuk ka pasur” – ka thënë Elezaj.