Foto-ilustrim

Prizren, i digjet vetura në vlerë dhjetëra mijëra euro

Një qytetar në fshatin Grazhdanik në Prizren ka raportuar në Polici se i është djegur vetura derisa ishte duke vozitur më 20.03.2024 rreth orës 18:40.

I njëjti fillimisht kishte hetuar tym dhe erë benzine, ndërsa në momentin që kishte ndaluar, automjeti i është kapluar nga flaka.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, shoferi nuk ka pësuar lëndime trupore.

“Sot me datë 20.03.2024 rreth orës 18:40 një qytetar raporton në Polici se në fshatin Grazhdanik, Prizren, përderisa ishte duke ngarë automjetin e tij Mercedes GLA i vitit 2018, me targa zvicerane, papritur heton tym dhe një ere benzine në automjetin e tij. Kur ndalon për ta shikuar problemin dhe në atë moment automjetin e ka kapluar zjarri. Pas raportimit në vendin e ngjarjes kane dal policia dhe zjarrfikësit dhe e kane shuar zjarrin, si pasojë e zjarrit automjeti është djegur tërësisht, shoferi nuk ka pësuar lëndime”- ka thënë ai.

Sipas Bytyqit, viktima ka deklaruar se dëmi i shkaktuar ka vlerën rreth 43 mijë franga zvicerane.

Tutje ka thënë se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është filluar rasti – incident zjarri.