Foto: Ilustrim

Për një ditë, pesë raste të zjarreve në Kosovë

Pesë raste të zjarreve janë raportuar vetëm gjatë ditës së djeshme nga ora 8 në mëngjes deri në orën 17 pasdite.

Një fabrikë e plastikës është përfshirë nga zjarri në Shtime.

Policia ka sqaruar se për shkaqe ende të panjohura është përfshirë nga zjarri një fabrikë e plastikes. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendngjarje ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë e KED-it dhe eksperti i zjarrit. Përpos dëmeve materiale policia nuk ka raportuar për të lënduar.

Në Podujevë  ankuesi ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri prona e tij e mbjellë me mjedra.

Në dy raste, Kamenica është përfshirë nga zjarri.

Dhjetë hektarë pyll është përshirë nga zjarri pasditen e djeshme ndërsa shkaqet sipas policisë janë të panjohura.

Edhe një rast tjetër i zjarrit ishte raportuar në mëngjesin e djeshëm në Kamenicë. Policia ka njoftuar se për shkaqe të panjohura nga zjarri është djegur një pjesë e malit dhe një fidanishte.

Në Gjilan, është raportuar se për shkaqe të panjohura është djegur një stallë e kafshëve.

Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.

Sipas viktimës dëmet materiale janë te konsiderueshme ndërsa policia nuk ka raportuar për të lënduar.