Ilustrim: Sulmet kibernetike - Foto: REL/Shutterstock

Pejë, policia arreston hakerin

Në qytetin e Pejës është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti në mënyrë të paautorizuar përmes internetit, i është qasur sistemeve kompjuterike të ankuesit dhe ka penguar në vazhdimësi funksionimin normal të infrastrukturës.

Policia e Kosovës njofton përmes raportit se gjatë kontrollit në një lokacion në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:  5 Llap-top, 1 Tablet, 1 Modem, 1 Micto Tick,  1 celular dhe 1 kartë resiveri.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.