Ilustrim

Pejë: 20 vjeçari dyshohet se gjatë grabitjes e theri në bark pronarin e një lokali

Policia e Rajonit të Pejës ka arrestuar një person të dyshuar për ngjarjen e cila kishte ndodhur më 5 maj të vitit të kaluar në  Grabanicë të Pejës.  Atëkohë  katër persona të maskuar me maska në kokë, me një kallashnikov pistoletë dhe thikë kishin hyrë në një dyqan dhe kishin kërkuar para.

Viktima pasi që nuk kishte para që të iu jepte, të dyshuarit e kishin goditur në pjesën e barkut me thikë..

Katër të dyshuarit sipas policisë në momentin që kishin plagosur viktimën ishin larguar në drejtim të panjohur.

Një vit pas hetuesit rajonal pas një pune intensive operativo – hetimore, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit, sot kanë arritur që të arrestojnë njërin nga të dyshuarit, shtetasin A.B. i lindur në vitin 1999.

Pas intervistimit i dyshuari me është ndaluar për 48 orë për të vazhduar me procedura te mëtutjeshme ligjore.

Hetuesit rajonal janë duke punuar për kapjen edhe të dyshuarve tjerë të këtij rasti.