Foto: Uran Ismaili/Facebook

PDK mban zgjedhjet në Dodonë e Kolovicë në Prishtinë

Ministri i Shëndetësisë dhe anëtari i PDK-së, Uran Ismaili ka njoftuar se sot kanë filluar ristrukturimin e degës së PDK-së në Prishtinë.

Ai ka treguar se janë mbajtur zgjedhjet në Dodonë dhe Kolovicë 1.

“PDK në Prishtinë po ringjallet si platforma e vetme ndaj kërkesave të qytetarëve për ndryshim të status-quosë disavjeçare të kryeqytetit. Në çdo lagje e në çdo shtëpi shihet dëshira për angazhim dhe aktivizëm”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Më tej Ismaili ka thënë se do të angazhohen për pjesëmarrje dhe kontribut të çdo qytetari që të përmirësohet kryeqyteti.